Report TV - Durrës, qytetarët protesta: Është hedhur beton te Torra Veneciane

Report TV 2017-06-03

Views 2

DURRËS-Qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish sot për të protestuar kundër punimeve te Torra Veneciane.

Qytetarët thonë se ditën e djeshme është hedhur beton ndërsa vijonte puna për projektin e Velierës.

Ata kërkojnë që bllokimi i punimeve të mos jetë vetëm në pjesën ku kanë dalë rrënojat arkeologjike por të zgjerohet zona që nuk do të preket nga projekti.

Kur Gjykata Administrative e Durrësit ka vendosur pezullimin e punimeve të Bashkisë në pjesën e sipërme të projektit Veliera, ku pas gërmimeve u gjetën objektet arkeologjike, gjyqtarja Marjana Velcani përcaktoi zonën e bllokimit të punimeve ndërsa theksoi se në pjesën përpara portit, punimet do të vijojnë.

Share This Video


Download

  
Report form