Ora News – Fleckenstein: S’negocioj për protestën. Debati të zhvillohet në Parlament

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e parë të vizitës së tij, raportuëesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka thënë se me kryetarin e partisë demokratike nuk do të negociojë për protestën. Pas një takimi që zhvilloi me Ambasadorin e SHBA, Donald Lu, eurodeputeti ka theksuar domosdoshmërinë e dialogut në parlament.
Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka deklaruar se në takimin me kruetarin e partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të negociojë për protestën. Pas takimit me ambasadorin amerikan, Fleckenstein shmangu cadrën e protestuesve, edhe pse më herët drejtues të Partisë Demokratike, përmes Ora News e ftuan që të jetë pjesë.
Knut Fleckenstein: ?Protesta duket e qetë. Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj. Vendi i çdo force politike është në parlament. Anëtarët e tija janë zgjedhur për të bërë punën e tyre në parlament?
Më pas Fleckenstein, i shoqëruar nga ambasadorja Romana Vlahutin, pati një takim edhe me kreun e qeverisë, Edi Rama. Pata një takim të mirë me kryeministrin, deklaroi eurodeputeti pas bisedës me kryeministrin. Më herët. Fleckenstein ka postuar një status në Tëitter ku shprehet se do të ketë një axhendë të vështirë në Shqipëri, me takime serioze. Eurokomisioneri do të takohet edhe me kreun e PD Lulzim Basha me të cilin do të diskutojë për protestën e opozitës. Në orën 15:45 ai do të pritet nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Vizita e Fleckenstein vjen në një kohë kur opozita, prej katër ditësh, ndodhet në shesh për të protestuar kundër qeverisë, dhe ka shpallur bojkot të parlamentit deri në krijimin e një qeverie teknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/axhenda-e-fleckenstein-me-interes-takimi-i-pasdites-me-bashen/

Share This Video


Download

  
Report form