Ndryshe nga festat e fundvitit ku shqiptarët uronin përmes mesazheve të afërmit të tyre në murin e Kryeministrisë, nisma sonte është kopjuar nga protestuesit e PD që e kanë përdorur për të sharë dhe ofenduar kreun e qeverisë.
Përmes një projektori ku slogani ishte 'Ngrihemi bashkë' mbështetësit e opozitës kanë sulmuar qeverinë dhe Ramën duke kërkuar largimin e tij.