http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ritheksoi dhe një herë rëndësinë e vettingut si kushti i vetëm për të pasur më shumë siguri e drejtësie në vend. Gjatë takimit me homologun francez në Ministrinë e Brendshme e më pas në Policën e Tiranës, Tahiri tha se ne jo pak raste korrupsioni në sistemin gjyqësor ka liruar persona me precedentë penale të rrezikshëm, si në Shqipëri ashtu dhe në Francë. ?blockquote??strong??Rastet kur sistemi gjyqësor dhe korrupsioni në sistemin gjyqësor kanë ndikuar që individë me precedentë të theksuar kriminalë në Francë por dhe Shqipëri të lirohen pavarësisht veprave penale që kanë konsumuar, nuk ka dëmtuar për fat të mirë bashkëpunimin tonë. Por sigurisht rithekson dhe njëherë domosdoshmërinë që kemi për të vënë në pikën e parë në axhendën tonë Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha Vetting-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve.Për ministrin e brendshëm francez Bruno Le Roux marrëdhëniet dypalëshe do të intensifikohen më tej më datën 28 mars, ku dy kryeministrat e vendeve do të firmosin strategjinë e partneritetit. Sipas saj, parashikohet dhe ngritja e grupeve të përbashkëta mes policive shqiptare e asaj franceze në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës e emigracionit të paligjshëm."Kemi një eksperience te gjate bashkëpunimi dhe caktuam pika për te zgjeruar akoma me shume partneritetin ne luftën kundër terrorizmit dhe krimit te organizuar. Vendosem qe duhet te kemi lidhje me intensive mes dy policive dhe për sa i përket trafikimit te drogës. Gjithashtu duhet te forcojmë luftën me rrjetet e personave qe lëvizin mes vendeve per te vjedhur. Ky bashkëpunim ekziston dhe kemi dëshire per ta thelluar me tepër per çrrënjosjen e këtyre fenomeneve. Gjithashtu kemi folur dhe per intensifikimin e politikave tona për emigracionin e paligjshëm.?Ministri i brendshëm francez u pyet dhe per arrestimin e Ramush Haradinajt, por tha se kjo çështje i takon Ministrisë së Drejtësisë dhe nuk mund të ndërhyjë për këtë rast.