Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria zbulon një grup të strukturuar kriminal i cili vendoste gjoba tregtarëve të Shkodrës dhe i ka dorëzuar policisë urdhërekzekutimet për arrestimet e disa prej drejtuesve të këtij grupi kriminal.
Në orën 15: 30 u mësua se forcat RENEA kishin arrestuar një person i cili akuzohet se u vendoste gjoba ndaj bizneseve. Aksioni i forcave RENEA ka qenë në pikën turistike të Shirokës në Shkodër dhe personi i arrestuar është identifikuar si M. Lici. Burime thonë se forcat RENEA e kanë ruajtur shtetasin në fjalë prej orës 08:00
Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda informoi më pas se grupi i strukturuar kriminal detyronte tregtarët e Shkodrës të paguanin tarifë mujore. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma ?mujore? është tepër i lartë dhe ky grup kishte vepruar nga tetori 2016.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/renea-arreston-ne-shkoder-gjobevenesin-e-biznesmeneve/