Report TV - Meta: LSI, shtylla e stabilitetit politik, s'i bëjmë qejfin të tjerëve

Report TV 2017-06-04

Views 0

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Rinore për Integrim të Vlorës.

Në fjalën e tij gjatë takimit, Ilir Meta tha se LSI është në radhë të parë parti e të rinjve e të rejave të familjeve më të thjeshta të shoqërisë sonë dhe se LSI është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend.

Duke iu referuar situatës politike, Meta përcolli edhe një mesazh sa i takon qëndrimit të LSI-së.

?LSI është në radhë të parë parti e të rinjve dhe të rejave, është vërtetë një shans për të gjithë. Është një parti që i drejtohet në radhë të parë të rinjve dhe të rejave të familjeve më të thjeshta të shoqërisë sonë. Mbështetja për LSI-në rritet, sepse të gjithë e shohin që LSI-ja është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend, është një shtyllë kryesore e paqes sociale, e dialogut dhe e bashkëpunimit. Ne nuk jemi një forcë oportuniste, që një herë i bëjmë qejfin njërit e një herë tjetrit?, deklaroi Meta, ndërsa u zotua se LSI-ja do t?i japë mbështetje të rinjve në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri e jo jashtë.

Share This Video


Download

  
Report form