Ish-komandoja i pret kokën fqinjit

RTV KLAN 2017-06-04

Views 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë mesditën e kësaj të diele ku një person me probleme mendore ka masakruar me thike një 66-vjeçar.

Alban Doda ky që shihni në këtë foto i ka prerë me thikë kokën fqinjit të tij shtetasit me inicialet N.H.

Krimi makabër ka ndodhur në fshatin ?Uji i Mirë? në njësinë administrative Sukë. 30-vejçari Doda është arrestuar pas ngjarjes nga policia dhe përveç probleme mendore rezulton të ketë precedentë të mëparshëm kriminal.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se motiv i kësaj ngjarje të rëndë të ketë qenë një konflikt pronësie.

Alban Doda një ish-komado i cili ka marrë pjesë në dy misione ushtarake në Afganistan. Shërbimi i tij i fundit ne ushtri ka qenë para tre viteve dhe prej kohës që ishte kthyer kishte shfaqur probleme te theksuara mendore.

30-vjeçari po pyetet nga oficerët e policisë për të përcaktuar shkakun i cili e çoi drejt këtij krimi makabër.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form