Shanset e vettingut - Vettingu, Kushtetuta komision pozitë-opozitë, nesër zgjidhje surprizë?!

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati më i rëndësishëm politik në ditët e fundit është përqëndruar tek reforma në drejtësi, veçanërisht tek seanca e jashtëzakonshme parlamentare e së hënës kur do të votohet ngritja e Komisioneve ad-hock që zgjedh anëtarët e institucioneve të vettingut. Spartak Ngjela thotë se bojkoti i opozitës nuk e bllokon proçesin, duke argumentuar se vendet vakante mund ti plotësojë PDIU, e cila rezulton e regjistruar në koalicion opozitar në KQZ. PD hedh poshte kategorikisht këtë mundësi, ndërsa përfaqësues të mazhorancës në Komisionin e posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, pranojnë se ekzistojnë hapësirat kushtetuese.
Të hënën në orën 18:00, parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e Komisionit ad-hock, që miraton anëtarët e institucioneve të vettingut, prej listës së dorëzuar nga Avokati i Popullit dhe kontrolluar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-kushtetuta-komision-pozite-opozite-neser-zgjidhje-surprize/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS