Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lojë kukafsheti, shkelje të Kushtetutës dhe thellim të zullumit. Kështu e cilësoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendimin e mazhorancës në parlament, për të kthyer për rishqyrtim dosjet e kandidatëve për institucionet e vettingut, tek Avokati i Popullit. Kryetari i opozitës tha se qeveria teknike dhe zbatimi i vettingut sipas Kushtetutës, është vendimi i patjetërsueshëm i Partisë Demokratike.
Vendimin e Parlamentit për të kthyer për rishqyrtim dosjet e kandidatëve për institucionet e vettingut tek Avokati i Popullit, kryetari i Partisë Demokrtike Luzim Basha e cilësoi, lojë dhe shkelje të Kushtetutës nga ana e mazhorancës, ndërsa tha se qeveria teknike është zgjidhje për vendin.
Basha: Lojëra kukafshehti, shkelje të Kushtetutës, thellohet zullumi. Qeveri teknike që u hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zbatimit të vettingut sipas Kushtetutës. Pozicioni ynë është i qartë, kushtetues, kombëtar, demokratik dhe europian.
Partia Demokratike ka braktisur përfundimisht parlamentin dhe është e prerë në vendimin e saj për të mos marr pjesë në asnjë seancë përfshirë ato për reformën në drejtësi, deri në plotësimin e kushtit politik të saj për qeveri teknike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kthimi-i-kandidateve-per-vettingun-basha-lojera-kukafshehti/