Report TV - Maratonomaku 74-vjeçar: Ëndrra ime të sjell medalje botërore në Shqipëri

Report TV 2017-07-04

Views 0

Kajo Luftaraku, maratonomaku 74-vjeçar, ka ëndërr të sjellë në Shqipëri një medalje europiane dhe botërore, madje shprehet se nuk do t?ja lejojë vetes të ndërrojë jetë pa e arritur këtë qëllim.

??Pa medalje evropiane apo botërore mos më daltë shpirti??,-u shpreh Luftaraku.

Ka qenë vetëm 15 vjeç kur ka filluar të angazhohet në garat e vërteta sportive.

Dhe madje që të zbulohej si talent duhej të transportonte disa shishe raki për ?udhëheqjen? nga njëri fshat tek tjetri, që më pas t?i hapeshin dyert për të marrë pjesë në garat sportive.

Rrugëtimi i tij si sportist ka pasur vështirësi, jo vetëm si dikush që ka pasur njollë në biografi ashtu në kohën e tranzicionit ku sipas Luftarakut është lënë larg vëmendjes edhe nga federata.

??T?ju a var atyre që më luftojnë edhe sot? Armiqtë që i kam pasur në ato kohë që ishin bijë komunistash, ata më luftojnë edhe sot. Më thonë mos u fut në garë. Si mos të futem në garë??,-u shpreh Luftaraku.

Share This Video


Download

  
Report form