TIRANE-Pak pasi ka mbyllur mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku është mësuar emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri iu drejtua Policisë së Tiranës. Por suprizë!
Oficerët e Policisë së Tiranës ishin mbledhur në hyrje të godinës dhe e pritën me sirena alarmi e duartrokitje.
Saimir Tahiri u emocionua.
?Më të fortë do bëheni?, iu drejtua Tahiri punonjësve të Policisë së Tiranës. Ndërkohë që punonjësit kishin bërë një pankartë të madhe ku shkruhej ?Faleminderit Saimir Tahiri?. Nuk mungoi as një dron i cili u ngrit mbi policinë e Tiranës me një pankartë ku shrkuhej ?Faleminderit?, në këtë takim të fundit nuk munguan as lotët e disa punonjësve të policisë dhe Ministrisë së Brendshme.