TIRANË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme katin e nëndheshëm të bibliotekës Kombëtare.
Nuk raportohet për persona të lënduar e ndërsa mësohet se janë evakuuar të gjithë punonjësit.
Zjarri ka rënë në fondin e Bibliotekës ku ndodhen Antikuarët dhe librat e vjetër. Nuk dihen ende nëse janë dëmtuar librat e vjetër si dhe as shkaqet e zjarrit.
Zjarrfikësja ka bërë të munduar vënien në kontroll të flakëve. Po hetohet për zbulimin e shkakut të zjarrit.