http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker është shprehur se shpërbërja e mundshme e Bashkimit Europian do te rrezikonte te rikthente konfliktet ne Ballkan. Me ketë rast, ne nje interviste te gjate per ?Financial Times?, ai i ka dërguar nje mesazh presidentit amerikan Trump te mos inkurajoje vendet europiane te ndjekin modelin e ?Brexit?. ?I thashë zv/presidentit Pencen gjate vizitës se tij te fundit ne Bruksel. Mos i ftoni vendet e tjera te largohen, pasi nëse BE-ja shpërbehet, do te keni nje lufte tjetër ne Ballkanin Perëndimor. Mundësia e vetme është qe kjo pjese e europes te ketë nje perspektive eurpiane. Nëse i lini vetëm këto vende, Bosnja, republika Srbska, Maqedonia, Shqipëria, do te përfshihen serish ne lufte.? Juncker është shprehur se entuziazmi i Trump për daljen e Britanisë nga Unioni ishte diçka ?e mërzitshme? dhe ?e çuditshme? në të njëjtën kohë. Në intervistë, kreu i Komisionit Europian foli edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe pasojat e largimit te Britanisë, cuke e cilësuar ate si nje tragjedi shumëdimensionale. Sipas tij, Brexit nxori ne pah edhe probleme te tjera te thella qe ekzistojnë me unionin dhe qe duhet te adresohen me prioritet.