http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski vazhdon të kundërshtojë platformën e partive shqiptare, duke theksuar se një qeveri e re që do ta zbatojë atë, është antishtetërore. Kryetari i VMRO-DPMNE bëri një koment në rrjetet sociale.?Fakti që edhe me mbështetjen e VMRO-së, LSDM-ja nuk tërhiqet nga deklarata tregon se skenari është shumë serioz, ndërsa rreziku edhe më i madh. LSDM-ja është peng i platformës, ndërsa shteti është i kërcënuar dhe viktimë e Zaevit dhe drejtuesve të tjerë të LSDM-së, pasi kjo është mundësi për shpëtimin e karrierës së tyre.?Por LSDM u kundërpërgjigj me një deklaratë, duke thënë se Gruevski është i frikësuar se do të përgjigjet për krimet dhe për qëllimet e veta synon ta çojë vendin drejt një krize më të thellë politike me pasoja të mëdha.Reagimi i Gruevskit vjen një ditë përpara vijimit të seancës konstituive të parlamentit, ku LSDM ka paralajmëruar zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, përveç zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve te Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Nëse kryetari i Komisionit, që do të jetë nga VMRO nuk do të pranojë, rregullorja parashikon që kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të propozohen nga të paktën 20 deputetë.Sipas mediave, nga një marrëveshje e arritur mes LSDM dhe BDI, kryeparlamentar për herë të parë do të jetë një shqiptar, Talat Xhaferi nga BDI.