Lulzim Basha ripërsëriti qëndrimin se opozita ka marrë mbështetjen e Washington -it për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në ditën e 38 të protestës, kreu i demokratëve ka shuar zërat për një tërheqje të mundshme të opozitës, duke i kujtuar kundërshtarit të tij politik kushtin e panegociueshëm, krijimin e një qeverie teknike.
Basha tha se opozita nuk do të pranojë një drejtësi të kapur nga Kryeministri Rama. Miqve dhe armiqve ndërkombëtarë, siç i cilësoi ai, u kujtoi paktin kushtetues të 22 Korrikut, të prishur sipas tij në mënyrë të njëanshme nga kreu i qeverisë.
Pas bashkëbisedimit, për atë që opozita e cilëson si ?afera CEZ?, kreu i opozitës u takua edhe me kryetarët dhe sekretarët e degëve të Partisë Demokratike, të cilët i kërkuan përshkallëzim të protestës.
Tv Klan