Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me kërkesën e Dioqezës së Sapës, Ati i Shenjtë papa Françesku i ka akorduar motër Maria Kaletës, Dekoratën e Kryqit të Lartë për Kishën të themeluar për personat që janë dalluar për ?Përkushtimin, dhe angazhimin e tyre?. Dekorata iu dorëzua në festën e Lajmërimit të Zotit në bashkësine katolike te famullisë Shën Nikolli Pistull.
Romanus Mbena, sekretar i nuncit apostolik: Ati i shenjtë Papa Françesku denjoi t?i dhurojë motër Maria Kaletës, dekoratën e Kryqit të Lartë për kishën dhe Papën. Dekorata është themeluar për ata që janë angazhuar për zellin, angazhimin dhe përkushtimin e tyre.
Vetë motër maria, falenderoi papa franceskun për këtë dekoratë dhe të gjithë banorët e zonës së Pistullit.
Maria Kaleta: Falenderoj gjithë popullin dhe në mënyrë të posaçme falënderoj Papën që më dha këtë dekoratë që unë nuk e kam meritu.
Motër Maria Kaleta është murgesha stigmatine që gjatë gjithë regjimit edhe pse në fshehtësi iu përkushtua jetës së murgeshës ku pavarësisht se ka jetuar mes sakrificave, vuajtjeve e përndjekjeve, së bashku me të ka jetuar edhe ?feja? pa u lëkundur asnjëherë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/papa-francesku-dekoron-murgeshen-nga-shkodra/