Nuk janë vetëm Musine Kokalari e Sabiha Kasimati, por edhe një tjetër intelektuale e shquar nga Gjirokastra, Selfixhe Ciu, që është dënuar dhe internuar barbarisht nga Enver Hoxha.
Tri intelektualeve iu shkatërrua jeta nga diktatori i lindur në vendlindjen e tyre. Dhe historia tragjike nuk mbaron këtu.
Ka një tjetër histori të varrosur nga diktatura, persekutimi i 5 grave që kanë pasur aktivitetin më të rëndësishëm në shtypin e viteve ?30 ? ?44.
Historia e tyre zbulohet në aktivitetin ?Mendje të bukura?, kushtuar 5 gazetareve të para shqiptare: Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Ollga Plumbi, Afërdita Asllani dhe Mila