TIRANE-Dhurimi vullnetar i gjakut si dhe dhurimi familjar kanë siguruar gjak në bankat e gjakut në masën 100 % për të sëmurët talasemikë. Periudha më e vështirë për ta është vera, pasi studentët që janë edhe dhuruesit kryesorë kthehen në shtëpitë e tyre. Vetëm vitin e kaluar ka pasur 30 814 dhurime, prej tyre 71 % e tyre kanë qenë dhurime nga familjarët në bankat e gjakut në spitalet e kryeqytetit.
Në vendin tonë, në qendrën e transfuzionit të gjakut për vitin e kaluar ka pasur 30 814 dhurime gjaku, vullnetar dhe familjar. Dhe prej tyre 5326 kanë qenë prej dhurime falas, të cilat kanë bërë të mundur që të sëmurët talasemikë në kryeqytet të sigurojnë gjakun në masën 100 %. Kjo u deklarua nga doktor Kristo Raca, pranë qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut.