Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vrasja e 58-vjeçari nga Durrësi ka ndodhur për 13 mijë lekë.
Burime të Ora News bëjnë të ditur se konflikti mes tre autorëve që ishin pronarë të një picerie ka nisur në dyqanin ushqimor, në pronësi të viktimës, Agim Arapi.
Viktima dhe autorët kishin nënshkruar një kontratë, sipas të cilës dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi do t?i paguanin 58-vjeçarit një qira prej 13 mijë lekësh në muaj për kalimin e tubave të ajrimit të picerisë në dyqanin ushqimor.
Policia sqaron se viktima i?a ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi.
Autorët mbyllën në dyqan viktimën
?Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta. Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët)?, sqaron policia.
58-vjeçari Agim Arapi është qëlluar me gushta deri në vdekje.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-58-vjecari-u-vra-per-130-mije-leke-te-vjetra/