Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asgjesohen 168 fidanë kanabis në fshatin Xhaj të Malësisë së Madhe.
Policia ka shpallur në kërkim kryeplakun e fshatit për moskallëzim krimi, ndërsa ka nisur proçedim në gjendje të lirë për inspektorin e Shërbimit Pyjor.
Bimët narkotike u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ?Stanet e Draganit? në një faqe mali të pyllëzuar, ku u konstatua një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm.
Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ?Moskallzim i krimit? shtetasi D. D, 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, Bashkia Malësi e Madhe.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/985535/