Deklarata e nënsekretarin e amerikan të shtetit Tomas Shenon se është e rëndësishme që në zgjedhje të marrin pjesë të gjitha partitë politike, është lexuar në dy mënyra të ndryshme në Tiranë.
Kryeministri Rama e publikoi atë në faqen e tij në Facebook, nën diçiturën kush gënjen, duke e vënë theksin tek nevoja e pjesëmarrjes se te gjithë subjekteve në garën zgjedhore dhe tek reforma në drejtësi.
?Pas Shtëpisë së Bardhë edhe Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit?, shkruan kryeministri.
Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një këndvështrim tjetër. Ai e sheh jo si kritikë për qëndrimin e opozitës, por për Edi Ramën që deklaron se në zgjedhje do të shkojë edhe i vetëm.
Ashtu si qëndrimet e tjera te deritanishme të ndërkombëtareve, është e qarte se as deklarata e nënsekretarit Shenon nuk i ka shërbyer afrimit të qëndrimit të palëve. Qeveria dhe opozita kanë dështuar deri tani për të gjetur një zgjidhje, por shohin me shprese ndërmjetësimin e David McAllister, zëvendës¬presidentit të Partive Popullore Europiane, i cili mbërrin në Tirane më 24 prill.