http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi hodhi idenë për presidentin nga populli e ndërkohë që Parlamenti ka djegur dy raundet e para të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, kryetari demokrat flet për diversion përmes anëtarëve të caktuar të opozitës. Në një kohë kur tensioni politik ka arritur kulmin, Basha paralajmëroi edhe dështimin e negociatave të së martës së ardhshme. Fajtor sipas tij është kryeministri Edi Rama. Lideri i opozitës, pati një kërkesë të pazakontë në adresë të ambasadorit amerikan Donald Lu. Basha i ka dhënë përgjigje edhe deklaratës së Ramës, sipas të cilit opozita me politikën e saj synon te çoje vendin drejtë destabilizimit si në vitin 1997. Kreu i PD-së tha se ata që i dhanë jetë ?97 i ka në krahë dhe se protestat e opozitës do të jenë paqësore.