Report TV - Mars 2017,rritja e çmimeve 3.8% në Shqipëri,më e larta në Europë

Report TV 2017-07-05

Views 0

Në muajin mars, çmimet në Shqipëri kanë shënuar rritje prej 3.8%, më e larta në Evropë.

E dhëna vjen nga Instituti i Statistikave, i cili ka analizuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit në Shqipëri dhe vendet e Evropës.

Vendet që pasojnë Shqipërinë për nga niveli i rritjes së çmimeve të konsumit janë Letonia, Lituania e Estonia, të pasuara nga Hungaria, Çekia e Belgjika.

Islanda rezulton shteti i vetëm në Evropë ku çmimet kanë shënuar rënie, ndërkohë që rritjet më të ulëta janë shënuar në Rumani Zvicër e Irlandë.

Sipas INSTAT, rritja prej 3,8 % në Shqipëri është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit ?Ushqime dhe pije joalkoolike? me 8,5 %.

Share This Video


Download

  
Report form