Pesë persona pjestarë të të njëjtës familje, mbetën të plagosur rëndë mëngjesin e kësaj të marte, kur një veturë ?Mercedez- Benz? ra në liqenin e Shkopetit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Pas përpjekjeve të policisë dhe zjarrfikësve vetura u nxor nga ujërat e liqenit.
Të pesë personat, sipas burimeve të policisë kanë marrë plagë të rënda nga aksidenti. Ata janë pjestarë të një familjeje me mbiemër Shehu nga Bulqiza. Nga të dhënat e para referuar policisë në vendin e ngjarjes, një nga anëtarët e familjes Shehu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për këtë shkak, ai është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë. Persona e tjerë po ashtu kanë marrë plagë serioze, por janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Burrelit. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë, lagështira dhe rrëshqitja e gurëve në rrugë.
Tv Klan