Ora News – Kongresmenët amerikanë takojnë Metën, Nishanin dhe Bashën

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një delegacion i kongresit amerikan ka mbërritur në Tiranë dhe prej paradites së sotme (10 maj 2017) po zhvillon takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës.
Delegacioni i përbërë nga shtatë kongresmenë amerikanë, kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte.
Rreth orës 17: 20 minuta, delegacioni mbërriti në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim më shumë se një orë me kreun e kësaj partie Lulzim Basha.
Ata u larguan nga selia e PD-së pa dhënë komente.
Ndërkohë gjatë paradites u takuan me Presidentin në detyrë Bujar Nishani dhe Presidentin e zgjedhur Ilir Meta i cili mban aktualisht postin e kreut të Kuvendit.
Takimi i parë është zhvilluar me presidentin Bujar Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës? njofton zyra e shtypit e presidencës
Sic njofton zyra e Presidences në takim u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend.
Takimi me Metën
Më pas kongresmenët iu drejtuan kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, presidentin e zgjedhur, Ilir Meta si dhe krerë të komisioneve e përfaqësues të tjerë të parlamentit.
Takimi në kryesinë e Kuvendit zgjati rreth 45 minuta dhe nuk ka pasur asnjë njoftim lidhur me këtë takim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtate-kongresmene-amerikane-ne-tirane-takojne-meten/

Share This Video


Download

  
Report form