Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një argjendari u tentua të grabitej mesnatën e së mërkurës në pedonalen ?Kolë Idromeno?, ne qender të Shkodres. Dy grabitësit kanë tentuar të hyjnë në argjendarinë në pronësi të shtetasit Marin Gjonaj, përmes një dyqani berberësh ngjitur me të.
Duke e pasur me të lehtë hapjen e berberhanes, ata pasi kanë hyrë në mjediset e brendshme të saj, me mjete të forta kane tentuar rrëzimin e murit ndarës. Zhurma e krijuar siç duket i ka trembur dhe në një moment është ndezur edhe alarmi i argjendarisë, duke i detyruar të largohen pa kryer misionin.
Gjithçka është zbuluar në orët e para të mëngjesit, pasi pronari i dyqanit të berbereve ka hapur aktivitetin, kur ka gjetur deren e shpërthyer dhe murin e dëmtuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-tentohet-te-vidhet-argjendaria-autoret-cajne-murin/