http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të treguar se protesta e opozitës do të ishte paqësore, Lulzim Basha iu drejtua tubimit i shoqëruar me dy vajzat dhe bashkëshorten. Në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? kishin mbërritur demokratë nga thuajse të gjitha qytetet. Në ditën 85 të protestës maratonë të opozitës, ishin edhe Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, qëndrimet e të cilave kanë qenë kritike ndaj politikës së ndjekur nga Basha. Manifestimi, ishte konceptuar si një trubinë nga e cila përfaqësues të moshave të ndryshme dhanë mesazhet se përse i bashkohen opozitës, arsyet se përse mbështesin idenë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe themelimin e Republikës së Re. E pas rrëzimit të qeverisë së korruptuar, tha Lulzim Basha, opozita do të ndërtojë Republikën e Re. Ai theksoi se beteja e nisur 3 muaj më parë, do të vazhdojë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Lulzim Basha tha se protesta nuk do të ndalet, pasi opozita nuk do të braktisë qëllimin e saj për demokraci funksionale. Pritshmëria e liderëve demokratë për këtë protestë ishte e madhe. Madje Basha dhe paraardhësi i tij Berisha, e dhanë edhe numrin e pjesëmarrësve. Pas rreth 1 orë e gjysmë protestë, qytetarët e thirrur nga opozita u shpërndanë. Por çadra qëndroi, si simboli i vazhdimësisë së betejës politike të opozitës për rrëzimin e qeverisë ?Rama?.