Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike Tomor Alizoti i ftuar në ?Tonight Ilva Tare? në Ora News thotë se edhe ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, është pjesë e lobeve të Sorosit.
Pjesë nga deklaratat:
Alizoti: Pse Edi Rama bëri atë deklaratë në CNN kundër Presidentit Trump? Sepse fondacioni i famshëm ?Soros?, i cili ka financuar për idetë liberale në botë, mendoj se ka qenë një çokë e saj. Mendoj se bota njeh lobizmin, është prezent dhe administrata që është pozicionuar kundra. Nuk mund ta thotë një vend që është kulmi i demokracisë që mund të hyni në zgjedhje edhe pa opozitën. Kjo do të çojë në krizë. Yee është pjesë e administratës. Ky i përket administratës së vjetër.
Ju nuk e dini që Soros në Shqipëri ka qenë i pozicionuar edhe kundër PD-së? Absolutisht!
Tare: Yee flet në emër të Sorosit jo administratës amerikane?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alizoti-zyrtari-i-larte-i-shba-ve-brian-yee-pjese-e-lobeve-te-sorosit/