Zgjedhjet me 25 qershor? - Mediu: McAllister parashikon 16 korrikun, çdo datë tjetër do arsyetim

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E ndërsa po përflitet 25 qershori si datë e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve,

kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se paketa McAllister që kanë pranuar parashikon 15 korrikun dhe çdo datë tjetër duhet të ketë një arsyetim të fortë logjik.

Mediu: Nuk e kam idenë se kush mund të jetë data, në paketën McAllister që kemi pranuar ka qenë data 16, nëse do ketë datë tjetër atëherë duhet të ketë një arsyetim logjik pse ka datë tjetër. PD dhe PR kanë qëndrime të përbashkëta.

Mediu shpreson se angazhimi i tij dhe zotit Duka t?ia vlejë.

Mediu: Çdo marrëveshje ka vlerë kur i shërben mundësisë që qytetarët shqiptarë të jenë ata që do të vendosin, mendoj se marrëveshja do ja vlejë dhe kam qenë pjesë e angazhimit për të pasur një marrëveshje që të ketë vlerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediu-mcallister-parashikon-16-korrikun-cdo-date-tjeter-do-arsyetim/

Share This Video


Download

  
Report form