Ora News – Rama thirrje grave: Mos votoni PD që kthemi tek oda burrave së Saliut

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë takimit elektoral në Burrel, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek mungesa e femrave në listat e Partisë Demokratike, duke u kërkuar grave dhe vajzave në Shqipëri që të votojnë të vetmen forcë politike që i mbështet ato që sipas kryeministrit, është Partia Socialiste.
Rama tha se nuk mund të kthehemi sërish tek ?oda e burrave të Saliut?.
Rama: Mua nuk më interesojnë ato që ndodhin në Partinë Demokratike, por një gjë nuk rri dot pa e thënë. PD e cila kërkon votën në emër të një Republike të re paguan gjobë në KQZ për mungesë grash dhe vajzash në listat e shumë qarqeve. Sipas PD nuk paska gra dhe vajza të denjta për të përfaqësuar Kukësin, Beratin, Gjirokastrën, Lezhën, Fierin. Në të gjithë këto qarqe vetëm burra. E çfarë burrash? Ky është muhabet tjetër. Prandaj, ju them të gjitha grave dhe vajzave që mos e votonin Partinë Demokratike.
Mos e votonin PD-në dhe mos pranoni që gratë dhe vajzat të trajtohen si qenie të kategorisë së dytë në pjesën e poshtme të listave. Mos pranoni që sot në shekullin e 21, pasi ne kemi bërë gjithë ato përpjekje për gratë dhe vajzat, pasi ne kemi arritur të pabesueshmen, një qeveri socialistësh dhe progresistshëm me 50% gra dhe 50% burra të kthehemi prapë tek oda e burrave të Saliut. Mjafton kaq që ta refuzoni PD-në. Të gjitha gratë dhe vajzat të votojnë për partinë që lufton për të drejtat e tyre, Partinë Socialiste.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-thirrje-grave-mos-votoni-pd-qe-kthemi-tek-oda-burrave-se-saliut/

Share This Video


Download

  
Report form