TIRANE-Nga 17 avokatë që kanë shprehur interes vetëm 10 prej tyre kalojnë filtrin e OMN për t;u bërë pjesë e Këshillit të lartë të Gjyqësorit. Sipas Kuvendit, në radhët e kandidatëve ka edhe nga ata që janë skualifikuar për shkak të lidhjeve me ish-Sigurimin e Shtetit.
Parlamenti publikoi sot listën e 10 anëtarëve nga rradhët e avokatisë të cilët plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Avokatëve që nuk plotësojnë kushtet ku mes tyre ka persona ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe avokatë që nuk justifikojnë pasurinë.