Zgjedhjet janë duke u zhvilluar edhe në veriun e Kosovës. Vendvotimet u hapën që në mëngjes dhe nuk pati incidente. Votuesit serbë në veri kanë mundësi të votojnë në shumë qendra votimi, e për herë të parë zgjedhjet organizohen tërësisht nga KQZ-ja dhe jo nga OSBE-ja, si më parë.