Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi jashtë Kuvendit, ndërsa mandati i 18 në Tiranë i mbetet Partisë Socialiste.
KQZ ka rrëzuar kërkesën e çamëve për të shqyrtuar të gjitha materialet zgjedhore, pasi sipas tyre ka pasur shumë parregullsi gjatë numërimit dhe pasqyrimit në tabela të rezultatit.Debatet në mbledhjen e KQZ
Mesila Doda: Jam për dy arsye këtu; në tabela rezultati nuk është i saktë, pasi është ndryshuar, këtu iu kam sjellë 38 vota, por duhen parë të gjithë.
Po kërkohet që mandati i PDIU t?i kalojë një kandidati tjetër. Në materialet filmike që disponojmë ka parregullsi, votat e gjetura nuk janë pasqyruar në tabelë.
Qarku i Tiranës të hiqet nga rendi i ditës sot, unë po iu jap të gjitha argumentet që ka pasur parregullsi prandaj kërkoj që të shtyhet miratimi i tabelës për këtë qark. Në materialet filmike që kemi ka skandale, vullneti i 52 shqiptarëve është tjetërsuar.
Kërkojmë 48 orë kohë për hetimin
Kryetari Zguri: Nuk është konferencë shtypi, shkoni në seli dhe flisni cfarë të doni. Tabelat origjinale i keni...