OSHEE thotë se vendi nuk rrezikon të përballet me krizë të furnizimit me energji elektrike. Përveç thatësirës në kaskadën e Drinit, situata tranzitore me ministrat teknikë po mban të bllokuar një fond që Banka Botërore ka vënë në dispozicion të Korporatës Elektro-Energjetike për të blerë energji në kushtet e vështirësive hidrike si aktualisht.