Hiqet sekuestro e pasurisë së Alfred Pezës

RTV KLAN 2017-07-10

Views 0

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur këtë të mërkurë heqjen e sekuestros për pasurinë e deputetit Alfred Peza.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur në muajin Prill sekuestron për pasurinë e Pezës dhe bashkëshortes së tij. Gjykata bllokoi 1% të aksioneve që kanë një vlerë prej 113 milionë lekë të reja, të bashkëshortes së tij në një bankë të nivelit të dytë.

Por, vendimi i Apelit e hedh poshtë vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, megjithëse sipas hetimit të Prokurorisë, familja Peza nuk justifikon nga kjo shumë një vlerë prej 84 milion lekësh të reja.

Peza u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013, kur u largua nga gazetaria. Në një prononcim të mëparshëm ai tha se nuk po hetohej si politikan, por si gazetar. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form