Report TV - Vonesa me shpërndarja e dëftesave Ministria e Arsimit: Nis të hënën

Report TV 2017-07-10

Views 1

Shpërndarja e dëftesave për nxënësit që kanë përfunduar vitin akademik 2016 ? 2017 do të nisë nga dita e hënë.

Burime pranë Ministrisë së Arsimit konfirmojnë se afati përfundimtar i ankimeve për këtë procedurë ka përfunduar dhe që sot ka nisur prodhimi i dëftesave. Ky proces nuk do të cenojë maturantët që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit.

Shpërndarja e dëftesave për nxënësit që kanë përfunduar vitin akademik 2016 ? 2017 do të nisë nga dita e hënë. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit sqarojnë se kjo është një vonesë për shkak të një procedure administrative që ndodh në Ministrinë e Arsimit për blerjen e tyre, por procedura e prokurimit ka përfunduar. Burimet thonë se që sot ka nisur prodhimi i dëftesave dhe do t?ju shpërndahet nxënësve brenda javës së ardhshme.

Nga ana tjetër Këshilltari i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ndriçim Mehmeti, shprehet se shpërndarja e dëftesave duhet të ishte mbyllur në muajin qershor.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS