Report TV - Tiranë, shpërthim gazi në një biznes në katin e I të një pallati

Report TV 2017-07-10

Views 0

TIRANË- Në orët e para të së shtunës, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrugën "Muhamet Gjollesha", në zonën e 21 dhjetorit.

Nga informacionet e para bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një biznes privat në katin e parë të një pallati, pranë komisariatit nr.2.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave konfirmon se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, në biznesin që shërbente si byrektore.

Share This Video


Download

  
Report form