Kushte skandaloze në qendrën shëndetësore të fshatit Kuç në Vlorë që nuk ofrojnë asgjë tjetër veç disa injeksjoneve, edhe ato me shumë frikë.
Pamjet që të ofrohen në këtë qendër janë tërësisht çnjerëzore, ndërkohë që shumë banorë të zonës si pikë kryesore për të kërkuar ndihmë kanë vetëm atë, pasi Vlora është shumë larg, plus rruga e amortizuar e bën të vështirë transferimin e të sëmurëve.
Pamjet horror në qendrën shëndetësore të fshatit Kuç të qarkut Vlorë, ku kujtojmë se kjo qendër shëndetësore është rikonstruktuar vetëm 3 vite më parë, të rrënqethin.
Qendra shëndetësore mbulon disa fshatra siç janë Bolen, Kallarat, Kuç etj. Por banorët e këtyre zonave detyrohen të zbresin në Vlorë pasi qendra shëndetësore është tërësisht jashtë funksionit, pamjet tregojnë qartë se çfarë shërbimesh mund të ofrojë kjo qendër.