Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e infrastrukturës në qëndrat e votimit lë jashtë proçesit të votimit personat me aftësi te kufizuara. Nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i bënë thirrje shtetit të investojë për të mos përjashtuar nga proçesi i votimit këtë kategori. Ndërsa një raporti i publikuar nga fondacioni për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara evidenton se 62% e Qendrave të Votimit nuk kanë infrastrukturën përkatëse.
Në zgjedhjet e 25 qershorit, një numër i vogël i personave më aftësi të kufizuara kanë votuar për shkak se Shqipëria në aspektin e infrastukturës ende nuk garanton lehtësi, dhe në anën tjetër kjo kategori personash vijon të jetë e izoluar.
Gjetjet e një raporit të Fondacionit Shqiptar per Personat me Aftësisë të Kufizuar evidenton se në 4 qarqe, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër 70% e qendrave të votimit të vëzhguara nuk kishin fletët e posaçme me të cilat votojnë personat që nuk shikojnë.
Ndërsa 62% e qendrave të votimit nuk ishin të pajisur me rampe, për personat tetraplegjikë.
Blerta Cani: Në 70% të qendrave të vëzhguara mungonte fleta e posaçme e votimit e cila do të siguronte votimin e drejtëpërdrejtë dhe të fshehtë të personave me probleme shikimi. Edhe në këto zgjedhje personat me aftësi të kufizuar nuk votuan në mënyrë të drejtëpërdrejtë por me ndihmën e shoqëruesit.
Jetmir Aliaj ka votuar për herë të parë këtë vitë në njësinë administrative Zall Herr. Ai ka arritur të shprehë vullnetin e tij përmes votës i shoqëruar nga familjarë, si e vetmja mundësi në ushtrimin e të drejtës kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mohohet-vota-ndaj-pak-62-e-qv-nuk-kane-infrastrukture/