Gjurmët e gjakut të gjetura në automjetin e Denis Shtrazës të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut janë kthyer në debat mes Prokurorisë dhe avokatëve të Shtrazës.
Sipas prokurorit Besnik Muci gjurmët e gjakut të gjetura në mjetin e shtrazës janë të njëjta me ato të gjetura në fashetat e duarve që ishte lidhur trupi i pajetë i Gazmend Çollaku i cili u gjet në zonën e Fushë Krujës, dhe kjo sipas prokurorit vërtetohet me një sërë ekspertizash shkencore.