Proçesi i votimit për të zgjedhur kreun e ri të demokratëve, në 68 degët lokale në vend është mbyllur i qetë dhe pa incidente.
Për 11 orë, demokratët në të gjithë vendin bënë zgjedhjen e tyre, për atë që do ti drejtojë edhe në 4 vite opozitë. Dhe alternativa e tyrë kanë qënë mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selami.
Në përgjithësi i gjithë procesi ka qënë i qetë dhe tashmë në mesnatë pritet në nisë edhe procesi i numërimit. Dhe mëngjesi i të dielës e gjen PD-në me një kryetar të ri
Rreth 104 mijë anëtarë demokratë nga 68 degë në rrethe, u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Në garë janë kreu i "vetëngrirë" i PD, Lulzim Basha si dhe deputeti Eduard Selami, i cili nuk u përfshi në listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit.
Janë 73 Komisione Votimi në 68 degë të PD në gjithë vendin.
Qendrat e Votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do mbyllen në orën 19:00.
I pari që ka votuar ka qenë Eduard Selami në selinë qendrore të PD.