Shpërthimi i gazit në restorantin e Resortit ?Fishta? në Velipojë ka shkaktuar këtë të premte të paktën 4 të plagosur.
Shkak sipas ISHTI është bërë rrjedhja e depozitës së gazit 1 mijë litra, e cila më pas u përfshi nga flakët. Depozita e gazit ndodhej e fshehur në bodrumin e resortit.
Lokali u shkrumbua plotësisht brenda pak minutave, ndërsa u rrezikua jeta e pushuesve të shumtë.
Ngjarja ka ndodhur në kompleksin "Fishta", në pronësi të ish-kandidatit të PDIU, Seit Fishta.
Mes të plagosurve është edhe pronari i restorantit, Besnik Zejnuni 55-vjeç bashkë me djalin e tij, Hektor Zejnuni, 33-vjeç, të cilët ndodhen në gjendje kritike për jetën në QSUT, pasi u transportuan me urgjencë me helikopter.
E lënduar ka mbetur dhe një punonjëse ndërsa një vajzë, me profesion infermiere që ka ndërhyrë në momentin e parë, është asfiskuar nga tymi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Sipas dëshmitarëve, fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka nisur zjarri.