Stamboll, lirohen gazetaret - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
7 gazetarë dhe drejtues të gazetës kritike ndaj presidentit Erdogan, Cumhurriet, janë liruar nga burgu i Stambollit, pas vendimit të gjykatës. Ata janë mbajtur në burg për më tepër se 270 ditë. 11 të tjerët që janë ende nën arrest, nësë dënohen, rrezikojnë të bëjnë 43 vite burg. Seanca e radhës do të mbahet më datë 11 shtator. Akuzat ndaj tyre janë për mbulim të veprimeve të grupeve terroriste si dhe për lidhje me klerikun Fetullah Gylen, i cili fajësohet për organizim të grushtit të shtetit në korrik të 2016. Qindra njerëz kanë protestuar jashtë gjykatës qëndrore të Stambollit kundër arrestimit të gazetarëve. Vetë gazeta i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur shpifje.

Share This Video


Download

  
Report form