Report TV - Tarifat e Përmbarimit, Bankat Kundër 2 teknikëve: Akt abuziv

Report TV 2017-08-04

Views 0

Udhëzimi i dy ministrave teknikë ? atij të Drejtësisë Gazment Bardhi dhe asaj të Financave Helga Vukaj ? lidhur me përcaktimin e tarifave të reja të përmbaruesve, privatë dhe shtetërorë, ka ngjallur menjëherë reagimin negative të subjekteve të interesuar.

Shoqata Shqiptare e Bankave, e cila shpreh njëzëri opinionin e institucioneve bankare të nivelit të dytë që operojnë në vend, është shprehur tejet ashpër në dënimin e një akti të tillë nënligjore, i cili, sipas bankierëve, duke dyfishuar tarifat e shërbimit përmbarimor, është ?abuziv, joprofesional dhe buron nga motive të dyshimta?.

Këtë mesazh Shoqata ua ka dërguar për dijeni institucioneve më të mëdha financiare ndërkombëtare, me të cilat qeveria shqiptare ka marrëdhënie të ngushta: Bankës Botërore, si dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Tarifat
Pagesa e përmbaruesve përbëhet nga dy tarifa. E para është tarifa fikse, e cila i parapaguhet përmbaruesit ende pa u kryer shërbimi dhe është e pakthyeshme.

Ndërsa tarifa e dytë është e lidhur me suksesin e ekzekutimit të pasurisë së lënë peng. Përmes një udhëzimi të kohëve të fundit, që mban datën 26 qershor, pra vetëm një ditë pas zgjedhjeve, dy ministrat teknikë, të caktuar nga opozita, kanë dyfishuar tarifën e pakthyeshme, duke e çuar deri në 10 për qind të vlerës së pronës.

Share This Video


Download

  
Report form