TIRANË-Pas 6 muajsh policia ka zbardhur ngjarjen ku u dhunua gazetari Elvi Fundo duke arrestuar njërin nga autorët.
Dje policia ka vendosur në pranga njërin nga autorët, Ilir Gj. 42 vjeç, banues në Tiranë.
42-vjeçari është sipas policisë njëri nga personat që goditi gazetarin Fundo më datë 08.03.2017,.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.