Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në qeverinë ?Rama 2?, do të ketë një ristrukturim të institucioneve, shkrirje të disa strukturave dhe disa agjencive që kanë një personel jo më shumë se 10 vetë.
Ish-zvëndës kryeministri Niko Peleshi detajoi ndryshimet institucionale, pasi analizimit, siç tha të 500 institucioneve ekzistuese.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të shkrihen në një të vetme dhe institucioni do të emërtohet Agjencia Kombëtare e të Ardhurave.
Në strukturën e re të Ministrisë së Shëndetësisë, shkrihen 11 drejtori të autoritet shëndetësor rajonale, dhe e gjithë funksionet e tyre do ti kryejnë 4 agjenci të sistemi shëndetësor rajonal. Do të shkrihet qendra kombëtare e edukimit në vazhdim dhe qendra biomjekësore. Kompetencat e së fundit do të kalojnë fondin e sigurimeve të detyrueshme shëndetësore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ristrukturimi-shkrihen-drejtorite-arsimore-bashkohen-doganat-e-tatimet/