Ristrukturim të të gjitha agjencive dhe drejtorive

RTV KLAN 2017-10-24

Views 1

Jo vetëm një qeveri me e vogël, por dhe një administratë më e strukturuar është ajo qe pritet të sjellë ky mandat i dytë i kryeministrit Rama. Ashtu si Tv Klan kishte lajmëruar 2 drejtoritë më të rëndësishme për buxhetin e shtetit, tatimet dhe doganat do të shkrihen. Niko Peleshi i cili ka kryesuar grupin e punës për reformën e ristrukturimit te insitucioneve i rekomandon qeverisë së re shkrirjen e këtyre dy drejtorive të cilat do të funksionojnë si Agjensia Kombëtare e te Ardhurave.

Nga 500 agjensi që funksionojnë aktualisht, grupi i punës së kryesuar nga Niko Peleshi propozon që vetëm 104 prej tyre të vazhdojnë punën. Shumica e drejtorive do të bashkohen dhe të tjera do të shkrihen.

Në këtë linjë propozohet shkrirja nga 13 në 4 e drejtorive arsimore. Propozohet shkrirja e Drejtorive të Bujqësisë në rrethe si dhe e bordeve të kullimit. Ristrukturim do të njohin të gjitha inspektoratet dhe autoritetet e kontrollit në rrethe. Edhe në fushën e prokurimeve do të ketë një formulë të re pasi është vënë re një numër mjaft i madh instucionesh të përfshira që në mbi 20% të rasteve nuk i realizojnë këto tenderë.

Pritet të ketë një mënyrë të re edhe në fushën e tenderimeve sipas modelit kroat që ende nuk është përmbyllur plotësisht. Ndërsa një premtim i kryeministrit Rama është për largimin e menjëhershëm të atyre që i quan policë gri./Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS