Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Martanesh zjarri i rënë këtë të hënë ka rrezikuar banesa dhe miniera. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të shërbimit zjarrëfikës por edhe minatorë të cilët kanë mbrojtur makineritë nga zjarri. Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrëfikësve ndërsa dëri në këto momente flakët e zjarrit kanë përfshirë me dhjetra hektarë pyje e shkurre.
Martaneshi vijon të rrezikohet nga zjarret. Prej tre ditësh flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e shkurre madje duke rrezikuar edhe banesa.
Këtë të hënë një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Theken. Rezulton se zjarri ka vendosur në rrezik banesa por edhe disa biznese që ndodhen në këtë zonë.
Flakët u janë afruar edhe minerave, ndërsa për të mbrojtur makineritë nga zjarri në aksionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe minatorët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarri-ne-martanesh-rrezikon-banesa-dhe-minierat-disa-familje-te-evakuuara/