Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet në kuadër të sfidës përballë Lichtenstein që do të luhet të shtunën. Nën vëzhgimin e presidentit të FSHF-së Duka, trajneri Panucci e ndau grupin në dy pjesë. Ata që në fundjavë luajtën shumë minuta me skuadrat e tyre zhvilluan një seancë rekuperuese ndërsa pjesa tjetër u stërvit me ngarkesë të plotë.
Tashmë ka nisur puna, konferencat e prezantimit përpara medias dhe publikut shqiptar janë pas krahëve. Christian Panucci ka nisur zyrtarisht të jetë në fushë trajneri i skuadrës tonë kombëtare.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në drejtimin e teknikut 44 vjeçar. Grupi në dispozicion të trajnerit ka qënë i plotë me përjashtim të Jahmir Hykës dhe Migjen Bashës. Ish lojtari i Tiranës nuk ishte i pranishëm për shkak se ende nuk ka mbërritur nga SHBA, ndërsa mesfushori është në dispozicion të Barit edhe për ndeshjen me Cesenën.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/kombetarja-shqiptare-kuqezinjte-nisin-pergatitjet-anti-lichtenstein/