TIRANË- Përcillet për në banesën e fundit gjyqtarja Fildeze Hafizi, e cila u vra ditën e djeshme me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi.
Trupi i gjyqtares doli nga shtëpia ku ajo jetonte në zonën e Xhamllikut dhe do të prehet në varrezat e Sharrës.
Ditën e djeshme ish-bashkëshorti i gjyqtares, Fadil Kasemi ka vrarë me armë zjarri gjyqtaren e cila kishte kërkuar divorcin dhe sipas autorit, nuk e lejonte që të takonte fëmijët.
Sipas familjarëve të gjyqtares Fadil Kasemi brenda 10 ditësh i ka kërkuar ish-bashkëshortes që të kthehen sëbashku dhe që ta lejojë të shkojë në shtëpi për të takuar fëmijët.